Përjashtohet nga Partia Socialiste deputeti i Kurbinit, Gjetani

0.3deput 32016565

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është zyrtarizuar kërkesa e kryeministrit Rama për të përjashtuar nga partia deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani. Tre ditë më parë, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri e quajti reagim pocaqi, kërkesën e deputetit të Kurbinit për të shkarkuar drejtuesit e policisë së Laçit, pas dy ngjarjeve kriminale në Kurbin.

"Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i PS-së.

Kryeministri Edi Rama

Sipas të parit të qeverisë, Partia Socialiste nuk duhet të mbajë në gjirin e saj njerëz me sjellje të tillë, vetëm për numra.

Në djall vaftë pushteti ynë nëse duhet të durojmë të tilla sjellje vetëm për numra.

Kryeminsitri Edi Rama

Kujtojmë që deputeti i PS, Gjetan Gjetani përmes një statusi në Facebook-un e tij doli kundër policisë në Kurbin dhe paralajmëroi se nëse ky komisariat nuk pastrohet, ai do të ishte i pari që do dilte në protesta.

Gjetani Gjetani u shpreh se nuk ka shantazhuar askënd për drejtorin e policisë së Kurbinit, por i ka kërkuar ministrit Fatmir Xhafaj disa herë të ndërhyjë për të vendosur njerëz të aftë. Deputeti tashmë i pavarur thotë se nuk ka ndonjë plan të bashkohet me ndonjë parti opozitare. 

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.