Kuvendi nis punimet më 3 shtator
3 shtatori është data zyrtare e nisjes së sesionit të ri parlamentar. Kuvendi ka publikuar sot në faqen e internetit, urdhërin e kryetarit Gramoz Ruçi, për njoftimin e nisjes së punimeve për sesionin e tretë të Kuuvendit.
Seanca e parë do jetë e fokusuar në hartimin e planit të punës dhe në programin 6-javor të punimeve.
“Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka nxjerrë urdhrin nr. 28, datë 29. 8. 2018, “Për mbledhjen e sesionit të tretë të punimeve të Kuvendit në seancën plenare të datës 3 shtator 2018”, me anë të cilit njofton deputetët dhe publikun për fillimin e sesionit të vjeshtës së punimeve të Kuvendit”- thuhet në njoftim.
LEXO TE NGJASHME