Shtyhet dëgjesa me ambasadoren e re të SHBA në Tiranë

0.9ambasadorja shba tirane degjese shtyerje2032016558

Kathlwn Kavalec, e nominuar nga presidenti Donald Trupm si ambasadore në Tiranë për të pasuar Donald Lu-në, duhet të zhvillonte seancën dëgjimore në senat, por ajo nuk ëhstë paraqitur.

Lidhur me mos paraqitjen e Kavalec në senat, zëdhënësi i senatorit Bob Corker ka thënë se seanca dëgjimore do të zhvillohet në një moment të dytë.

“Vumë re se një numër i anëtarëve të komisionit po kërkojnë informacione shtesë. Ne do të rishohim në një seancë të nominuarin që do të shërbejë si ambasador në Shqipëri sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Rreth një muaj më parë, emri i Kathlën Kavalec u nominua nga presidenti Donald Trump si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë pas përfundimit të mandatit të diplomatit Donald Lu.

Por ditët e fundit mediat amerikane shkruajnë se emri i Kavalec, dikur zëvendës ndihmës sekretare e në Byronë e Çështjeve Evropiane të Departamentit të Shtetit është e përfshirë në dosjen e debatueshme të Trump për zgjedhjet presidenciale.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.