Njihuni me dy njerëzit që do të drejtojnë procesin e anëtarësimit në BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur ditën e sotme bashkë me anëtarët e qeverisë, komisionerin evropian për Zgjerim dhe Politikën fqinjësore, Johannes Hahn, vizita e të cilit shënon nisjen e fazës përgatitore të procesit përgatitor për hapjen e negociatave.
Në fjalën e tij, Rama ka bërë të ditur se cilët janë figurat diplomatike që do të drejtojnë punimet deri pranverën e ardhshme.
Qeveria do të ketë si koordinator teknik zv.ministrin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ministri kjo e cila do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit dhe drejtor të procesit ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Edi Rama, kryeministër
Gent Cakaj, është filozofi i ri kosovar që këshillonte kryeministrin Rama për çështjet diplomatike. Cakaj u emërua si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme në qershor të këtij viti.
LEXO TE NGJASHME