Qeset plastike, Klosi: Masa të ashpra për abuzuesit
Ndërsa vijon në të gjithë vendin, kontrolli dhe fushata e ndërgjegjësimit të ndalimit të prodhimit, importit dhe përdorimit të qeseve plastike, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka vijuar takimet sqaruese dhe konsultuese edhe me prodhuesit dhe ricikluesit e Plastikës në vend. Në zbatim të ligjit për qeset plastike është në proces hartimi, udhëzimi i ministrit për saktësimin e zbatimit të tij për disa elementë: si procesi i biodegradimit, ricilikimit, apo pjesës të qeseve.
Ministri Klosi deklaroi në tryezën e mbajtur me përfaqësuesit të bisnesit të plastikës, se do të jenë pjesë e hartimit të këtij udhëzimi, duke iu kërkuar bashkëpunim për këtë proces.
Nuk do të tolerohet asnjë shmangie nga VKM për ndalimin e përdorimit të qeseve, një nga ndotësit më të mëdhenj në vend. Një vend si Shqipëria me përparësi turizmin- nuk mund të vijojë më, të ndotet nga plastika. Masat ndëshkuese në ligj do të shkojnë nga 1 milion – deri në 1.5 milionë lekë të reja për kë vijon të hedhë në përdorim këtë produkt.
Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Më tej ministri Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrollove nga ana e inspektoriateve në zona të caktuara pasi sipas tij vetëm duke u bërë bashkë në interesin e lartë të eleminimit të qeseve, do të arrijmë reduktimin e shpejtë të këtij ndotësi.
Ndërsa ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, vlerësoi procesin e diskutimit të vijueshëm me komunitetin e bisnesit, duke shtuar se detajimi i ligjit do t’i vijë në ndihmë bisnesit për të mos lënë shtigje interpretimi në terren nga inspektoriatet, tatimet dhe doganat.
LEXO TE NGJASHME