“Më kanë baltosur”, Grida Duma ‘hap zemrën’ si asnjëherë tjetër: Kam një mesazh për të gjithë
Ajo ishte dje e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku përveç angazhimit në politikë ajo foli edhe për jetën e saj dhe marrëdhënien me djalin Darien.grida duma E pyetur nga drejtuesja e emisionit Rudina Magjistari nëse ka patur ndonjë moment kur të qenit personazh publik e ka penguar, deputetja u përgjigj duke thënë se baltosja nëpër portale është një ndër to, duke e quajtur atë një kosto mendore.
Rudina Magjistari: Ke ndonjë moment kur të ka penguar fama, do doje të mos ishe fare e njohur dhe të kishe një profesion tëndin individual?
Grida Duma: Janë momente të vogla ato dhe besoj se çdo njeri i ka ato reflektime. Them se e kam ndjekur thirrjen që kam brenda vetes time: Po unë dua të përçoj një mesazh. Por a është politika aura më e mirë? Duket se në Shqipëri politika ka privatizuar çdo gjë dhe media gjithashtu.
Ka disa momente të vogla siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim. Por kush është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë? Jo, asnjë problem nuk kam me këtë. Gjithmonë duhet të bëjmë numërimin që ka 3 njerëz që na shajnë, ndoshta dhe 300, por janë 3.000 apo 300.000 ato që na duan.
Por e mirëkuptoj baltosjen deri në një masë të caktuar sepse njerëzit kanë nevojë të shfryjnë dhe mund të jetë të painformuar apo me një zili si pasojë e jetës së keqe. Edhe nëse ne do të bënim një dialog të gjatë a do të gjenim një personazh të vetëm të cilin ky vend nuk e ka baltosur? Edhe njerëzit me të cilët jemi nderuar me çmime ndërkombëtare nuk i kanë shpëtuar baltosjes. Nuk i ka shpëtuar askush.
LEXO TE NGJASHME