Ndërkombëtarët: Vettingu do të mbyllet në vitin...

00.5vettingu30120151

Për herë të parë që nga fillimi i procesit të vetingut, EURALIUS, misioni i asistencës në drejtësi i financuar nga BE, dha një afat për përfundimin e reformës në drejtësi dhe të vetingut.

Në një prezantimi gjatë të organizuar në zyrat e CILC në Hagë, një nga organizatat që ka fituar tenderin për zbatimin e programit EURALIUS V, drejtuesja e ekipit Agnes Bernharrd sugjeroi se vetingu supozohet të mbarojë brenda tre vjetësh, në vitin 2021, fiks në kohë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton exit.

Kalendari i dhënë prej saj duket se nënkupton se krijimi i tre institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, përfshi Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED) do të ndodhë në fund të vitit 2018. Për sa kohë sa këto tre institucione nuk janë krijuar, do të vazhdojë mosfunksionimi i plotë Gjykatës Kushtetuese, paralizimi i Gjykatës së Lartë dhe paligjshmëria në sistemin e prokurorisë.

Gjatë diskutimit në Hagë, zëvendës drejtori i CILC Eric Vincken i dha zë shqetësimeve të tij në lidhje me përparimin e ngadaltë të vetingut, dhe foli për frikën e tij në “humbjen e vrullit” e skenarin në të cilin gjyqtarët dhe prokurorët e mbetur pas vetingut nuk do të kenë mjetet për të rindërtuar një sistem të ri drejtësie.

Progresi i ngadaltë i vetingut, vetëm me një dëgjesë në javë (dhe tani për tani pa asnjë dëgjesë të re të planifikuar për javët e ardhshme), është pjesërisht rezultat i vendimit të qeverisë Rama për të shkurtuar 40 për qind të punonjësve të kërkuar në institucionet e vetingut. Edhe pse procedura e vetingut pritet të vazhdojë me katër dëgjesa të njëkohshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) aktualisht po punon me 25 për qind të kapacitetit të planifikuar.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.