Negociatat, deputeti gjerman Florian Hahn në Tiranë

 0.2negociata deputet gjerman tirane205165

Në pritje të vendimit të Gjermanisë për negociatat, sot Shqipërinë do ta vizitojë deputeti i CSU në Bundestag Florian Hahn, njëkohësisht ai është edhe zëdhënës për BE dhe zgjerimin. Në Tiranë zyrtari gjerman do të ketë takime me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryetarin e PD, Basha, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit të PS, Balla.

Pas pak ditësh Gjermania pritet që të marrë vendimin për hapjen e negociatave ose jo për Shqipërinë. Vizita e tij në Shqipëri, vjen pak ditë pas asaj të Ramës në Gjermani, ku takoi Angela Merkel dhe loboi që Berlini të japë dritën jeshile për negociatat. Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden nga qeveria shqiptare deri në fund të qershorit.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.