PD: Ja kush e merr mandatin e Halimit, jo femër
Largimi i papritur i Eduard Halimit nga deputeti i Partisë Demokratike ka vënë në lëvizje partinë më të madhe opozitare në vend. I dyti në listën e PD në Qarkun e Beratit ishte Astrit Veliu, i cili rrjedhimisht i takonte dhe mandati i deputetit.
Por, për shkak se PD nuk ka respektuar kuotën gjinore në këtë qark u përfol që mandati do t’i kalonte një femre, mes të cilave ishin Juvina Qevani dhe Monika Qosa. Report Tv arriti të kontaktonte me Qevanin, e cila deklaroi se nuk do ta pranojë mandatin e deputetes dhe se vendimin ia kishte komunikuar dhe Bashës.
Ndërkohë, burime nga PD bënë me dije për Report Tv se këtë mandat nuk do ta marrë as Monika Qosa, por do të jetë sërish një burrë që do të ulet në karrigen e Kuvendit, në vend të Halimit. Të njëjtat burime i thanë Report Tv se do të jetë Astrit Veliu, ai që do të marrë deputetin e PD.
LEXO TE NGJASHME