Seanca parlamentare nis me betimin e dy deputetëve të rinj
Seanca plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Dritan Bici dhe Silva Caka, pas betimit ditën e sotme do të nisin zyrtarisht detyrën.
Ata zëvendësuan në këtë post, Aqif Rakipin e PDIU-së, dhe Gledion Rehovicën e LSI-së.
Ndërkaq, sipas rendit të ditës është parashikuar edhe miratimi i listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për KLGJ dhe KLP.
Parlamenti provon tre herë për konsensus. Por lista e herës së tretë mbetet në fuqi në rast se përsëri nuk bëhen 94 vota për miratimin e saj.
LEXO TE NGJASHME