PS mbledh Asamblenë Kombëtare. Ja çfarë do të diskutohet të shtunën
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e shtunë Asamblenë Kombëtare. Në këtë mbledhje pritet që PS të ndryshojë sekretariatin.
Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për ecurinë e qeverisë, ku do të raportojnë ministrat. Gjithashtu do të diskutohet edhe për ecurinë e zgjedhjeve në parti.
8 pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.
LEXO TE NGJASHME