Kuvend,  votohen “pakicat” dhe komisionin për reformën zgjedhore

0.2kuvend1250125012

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në orët e vona të së premtes ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Në përfundim të seancës maratonë, ligji ka kaluar me 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim. 

Gjatë votimit nen për nen, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka propozuar disa amendamente, me pretendimin se ky ligj karakterizohet nga mosnjohja e legjislacionit tonë dhe konventave ndërkombëtare. 

“Karakterizohet nga fobi dhe reminishenca të Luftës së Ftohtë. Misioni i këtij ligji nuk përmbushet dhe kemi kthim mbrapa në disa nene”, ka thënë Dule. Por në vijim të votimit amendamentet e tij janë rrëzuar. 

Më pas, deputetët e Kuvendit kanë miratuar gjithashtu me 116 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.