Raporti për ministrat teknikë, Rama ka një mesazh për ata: Suksese në jetë!

0 0 5 rama

Një reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama për ministrat teknikë të zgjedhur më 18 maj. Ai ka sjellë raportin e tyre.

Teksa falënderoi ministrat, dhe zv/kryeministren Ledina Mandija, kreu i qeverisë shprehu keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me te ashtquajturin “material përmbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë të zgjedhjeve”.

Mes të tjerash ai theksoi se ministrat e emëruar nga PD u mbytën në lugën e ujit të politikës, ndërsa me nuk ka nguruar që t’i urojë ata me shprehjen ‘suksese në jetë’.
Deklarate e Zyres se Kryeministrit
Duke i falenderuar ministrat teknike te Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017.
Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale.
Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u perpoqen te benin gjate mandatit te tyre te posaçem. Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugen e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zoterinjve te dorehequr shendet e suksese te metejshme ne jete!

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.