Përplasje PD-PDIU: Rakipit t’i hiqet imuniteti- Opozita të mos bëjë rolin e hienave

0.1selia pd 12125151

Partia Demokratike deklaroi se “neni 273 i Kodit Penal, i cili është në fuqi edhe për miqtë e Edi Ramës, dikton se Aqif Rakipi mban përgjegjësi edhe për largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që në vetvete denohet deri në 1 vit burgim”.

Me anë të një deklarate për shtyp, PD-ja iu rikthye rastit të aksidentit, duke u shprehur se “mbarë opinioni publik është i revoltuar se si gjithë shteti është vënë deri tani në shërbim të deputetit mik të Ramës dhe në kurriz të viktimës”.
 
“Largimi nga vendngjarja pas përplasjes për vdekje të Seit Sorrës, përveçse akt burracak i deputetit Rakipi, është edhe vepër e pastër penale që e rëndon pozitën e tij para ligjit. Por, miku i kryeministrit po përfiton nga Edi Rama i cili është në vijim të qëndrimeve të tij të njohura, pranë krimit e larg qytetarëve. Për më tepër që deputeti Rakipi njihet si pikë kyçe e ndërlidhjes së Edi Ramës me trafiqet. Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Pergjithshëm dhe Kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të deputetit Rakipi dhe një hetim të plotë dhe të pandikuar të ngjarjes, në mënyrë që të ketë drejtesi për viktimën”, lexohet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Por, PDIU-ja e cilësoi të mjerë reagimin e demokratëve. Sipas saj, ata po bëjnë rolin e hijenës dhe po përdorin një aksident tragjik si mënyrën më absurde për të bërë opozitë, kur akoma kanë 7 ministra në qeveri. 

PDIU-ja i bëri thirrje Prokurorisë që të mos ndikohet nga ndërhyrjet dhe presionet politike, por të kryejë veprimet konform ligjit.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.