Mediat e huaja shpallin PS-në fituese të zgjedhjeve

0.5zgjedhjet ps fituese323016251648

Partia Socialiste duket të jetë fituesja e zgjedhjeve parlamentare të së djelës, çka do t’i jepte asaj një mandat të fortë për zbatimin e reformës së gjyqësorit, jetike për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Exit poll-i i realizuar nga kompania italiane IPR Marketing, me një marzh gabimi prej 2%, tregon se socialistët duhet të marrin diku tek 49% të votave, çka i siguron më shumë se gjysmën e vendeve në Parlament. 

Eksperti i saj, Antonio Noto tha për “Reuters” se PS mund të ketë fituar mbi 71 vende, por ky është ende një opinion dhe jo një fakt, shtoi ai. 

Mediat e huaja e theksojnë pjesëmarrjen e ulët në votime, e cila erdhi pavarësisht faktit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta zgjaste votimin me një orë, ndërkohë që temperatura mbërriti në 39 gradë Celsius, duke e bërë të djelën ditën më të nxehtë të vitit deri tani. 

Procesi i votimit është ndjekur me vëmendje të madhe në Europë. Ministria e Brendshme njoftoi në një deklaratë të saj se janë raportuar me qindra raste të blerjes së votës dhe frikësimit të votuesve, por nuk dha detaje të mëtejshme. Për këtë, PS dhe LSI kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella me njëra-tjetrën. 

Nëse exit poll-et janë të sakta, Partia Socialiste këtë mandat qeveris e vetme, thotë Euronews. PD, sipas tij, duhet të marre diku tek 34%. Që prej fundit të viteve 1990, zgjedhjet në Shqipëri janë shënjuar nga manipulimet, dhuna, kontestimi i rezultatit dhe rivalitete të hidhura që mbërrijnë deri në urrejtje. 

Tani, thotë Al Jazeera, votuesit shqiptarë janë të etur të shohin zgjedhja të lira e të drejta. Televizioni satelitor i Katarit citon një votues të pohojë se votën e tij e kishte dhënë për Edi Ramën, me pretendimin se e sheh dorën e tij në çdo cep të vendit, por më e rëndësishmja është se kryeministri ka tentuar të vendosë sundimin e ligjit. 

Një tjetër shprehet se pret që liderët shqiptarë të vënë në jetë ato që premtuan gjatë fushatës. Mediat gjermane i kanë kushtuar dhe ato vëmendje zgjedhjeve të 25 qershorit. Numri i ulët i votuesve dhe të dhënat e para që nxjerrin fitues socialistët janë në qendër të të gjithë artikujve mbi këtë temë. 

Agjencia e lajmeve DPA vëren se PS është me gjasë fituesja e këtyre zgjedhjeve dhe sipas saj, mund të dalë fituese me deri në 79 mandate. Nëse prognozat verifikohen, shkruan ajo, socialistët mund të qeverisin të vetëm, siç kërkonte kryeministri Rama gjatë fushatës.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.