Shqipëria voton nesër/Çfarë ndodh nëse partitë shkelin kodin

0.7shqiperia voto020230125184

Politika shqiptare ndodhet ditën e sotme në heshtje zgjedhore. Partitë politike mbyllën mbrëmjen e kaluar fushatën elektorale, pas takimeve prej më shumë se një muaj në të gjitha qytetet e vendit.

Ndërsa ditën e nesërme, më 25 qershor, qytetarët në mbarë vendin do t’i drejtohen kutive të votimit për të vendosur se kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Neni 77 i kodit zgjedhor shprehet qartë se 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Neni 174 e kodit zgjedhor parashikon që subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore gjobitet nga KQZ me 500 mijë lekë. Sanksione parashikohen dhe për mediat që thyejnë heshtjen zgjedhore, ku po në nenin 174 rë kodit parashikohet gjobë nga KQZ në vlerë 2 milionë lekë të reja.

Ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk pezullon ekzekutimin e saj. Në zgjedhjet e përgjithshme janë ftuar të votojnë 3.451.896 shtetas. Ndër ta, 136.239 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Shqiptarët do votojnë për 18 parti të cilat garojnë me vete dhe jo në koalicione parazgjedhore siç ka ndodhur më parë.

Shqiptarët do votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të kuvendit. Nga këto zgjedhje do përcaktohet edhe partia fituese ose koalicioni paszgjedhor që do qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.