Durrës, LSI mbyll fushatën
Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli fushatën e saj në qytetin e Durrësit, ku ish-kryetari i saj, Ilir Meta tha se kjo forcë politike shihet si garanci për demokracinë.
“Durrësi sot është zgjuar dhe rebeluar. Durrësi ka dalë sot këtu jo thjesht për LSI, por e shikon LSI si garanci për demokracinë e Durrësit dhe të Shqipërisë. Durrësi ka dalë këtu, sepse është tronditur kur ka parë këto ditë sesi bandat e Rilindjes dhunojnë gra dhe vajza të reja në Pukë, kur shikon sesi banditët e Rilindjes, me armë në dorë nën mbrojtjen e shefave të policisë së drogës dhunuan një njeri”, tha Meta.
Meta tha se LSI do të jetë forcë e parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe se gara e vetme është ajo mes degëve të kësaj force politike, jo me partitë e tjera.
Ish-kryetari i LSI-së tha se edhe në Kavajë, LSI do të dalë fituese në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë.
LEXO TE NGJASHME