Votimet, në Gjykatën e Tiranës paraqiten 40 kërkesa për leje
Brenda dy ditësh janë depozituar në Gjykatën e Tiranës 40 kërkesa për leje votimi.
Të gjitha kërkesat që janë dorëzuar në kryesekretari janë hedhur menjëherë në short duke u përcaktuar gjyqtari, por asnjë prej kërkesave ende nuk është shqyrtuar.
Afati për shqyrtimin kërkesave dhe lëshimin e lejeve të votimit është deri 6 orë para përfundimit të votimit më 25 qershor.
Personat që kanë bërë kërkesat në Gjykatë për t’u pajisur me leje votimi, ose nuk e kanë gjetur emrin në listat e zgjedhësve të zonës ku banojnë ose kërkojnë saktësim të vendit të votimit pasi mund të figurojnë në dy qendra për shkak të ndryshimit të vendbanimit.
I pari që dorëzoi kërkesën për leje votimit në Gjykatën e Tiranës ishte ish-deputeti Mark Frroku, i cili ndodhet i burgosur duke vuajtur dënimin me 7 vite burgim.
LEXO TE NGJASHME