Zgjedhjet /Rastet e dhunës, Çako: Janë kryer veprimet e duhura proceduriale

0.3Takimi ne bashki20321251

Sot është zhvilluar mbledhja e tretë e Task-Forcës të ngritur me vendimin e Këshillit të Ministrave për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor”.

Të pranishëm në mbledhje ishin edhe përfaqësues nga organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilën si zakonisht falënderohen për pjesëmarrjen dhe janë të mirëpritur në çdo mbledhje.

Në mbledhje pati raportim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit lidhur me shqetësime për raste dhune të sjella në vëmendje të Task-Forcës nga LSI-ja, si dhe me gjerë lidhur me masat e marra nga Policia e Shtetit për trajtimin e incidenteve gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve. Konkretisht, Haki Çako raportoi për rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore që shqetësojnë LSI-në dhe u shpreh se Policia e Shtetit ka trajtuar me përparësi çdo rast, duke kryer veprimet e duhura proceduriale dhe duke referuar çështjet për ndjekje të mëtejshme pranë prokurorisë, si organi kompetent për të ushtruar ndjekjen penale. 

Policia e Shtetit ka konstatuar 14 raste veprash penale që cënojnë sistemin demokratik të zgjedhjeve, për të cilat deri më sot janë identifikuar 24 autorë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar, të tjerë ndiqen në gjendje të lirë dhe një pjesë janë shpallur në kërkim. Njëkohësisht, Policia e Shtetit raportoi për 14 raste të shitblerjes së votës, për të cilat janë kryer veprimet procedurale dhe janë referuar pranë prokurorisë. Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit për një pjesë të rasteve më sipër prokuroria ka regjistruar procedime penale, kurse të tjera janë në vlerësim e sipër.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garantoi, çka u mbështet dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, se sipas informacioneve të deritanishme nuk ka përfshirje të punonjësve të Policisë së Shtetit në vepra penale që prekin sistemin demokratik tëzgjedhjeve të lira. Pavarësisht kësaj çdo qytetar apo subjekt zgjedhor është i mirëpritur të kallëzojënominalisht pranë Policisë së Shtetit dhe/ose prokurorisë çdo punonjës të policisë së shtetit të përfshirënëkryerjen e veprave të tilla penale.

Më tej, Task-Forca fton prokurorinë të ndjekë me përparësi çdo vepër penale që prek sistemin e zgjedhjeve të lira si dhe veprat penale që i janë referuar nga Policia e Shtetit për rastet më sipër të sjella nga LSI në vëmendje tëTask-Forcës.

Njëkohësisht, Prokuroria ftohet edhe njëherë që të caktojë një përfaqësues të sajin në Task-Forcë dhe të marrë pjesë në mbledhjet e saj. Së fundmi, Task-Forca në kuadër të transparencës dhe trajtimit të barabartë të të gjithë subjekteve zgjedhore në vijim të raportimeve të sotme gjatë mbledhjes së saj nga Policia e Shtetit do të informojë së shpejti subjektin zgjedhor LSI dhe do t’i vërë në dispozicion materialin e dërguar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria për sa nuk cënon sekretin shtetëror.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.