Sulmi terrorist në Londër, Berisha dënon aktin

0.6sali berisha1 012301651498

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar sulmin terrorist të ndodhur një natë më parë në Londër, ku humbën jetën 6 qytetarë dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur.

Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa ka përgëzuar forcat policisë të cilët bënë të mundur eliminimin e tre terroristëve të sulmit të mbrëmshëm.

“Një akt i shëmtuar terrorist!

Londra mbrëmë përjetoi një natë horror nga sulmet terroriste, në të cilat pati 7 qytetarë të vrarë dhe mbi 40 të plagosur. Ndërhyrja e guximshme dhe energjike brenda minutave e forcave të sigurisë, eleminoi tre terroristët që shtypën me mikrobuze apo therën me thika viktimat e tyre.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar të terrorizmit islamist, u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave, autoriteteve britanike dhe uroj shërim të plotë të plagosurve!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në mesazhin e tij në Facebook.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.