Arrihet marrëveshja, Rama dhe Basha: 100 % dakord

0.1rama basha 11516585

Takimi prej më tepër se tre orësh, kokë më kokë, mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, duket se ka sjellë zgjidhjen e krizës politike në vend.

Të dy liderët dolën bashkë nga takimi, dhe pranuan se ka një marrëveshje, e cila do të detajohet dhe do të bëhet publike në orët e ardhshme.

"Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik", tha kreu i opozitës, Lulzim Basha. 

Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte edhe më i prerë në komunikimin e tij, duke thënë: "Jam dakord 100% me kreun e opozitës". 

Asnjë nga të dy nuk dha detaje mbi datën e zgjedhjeve, ndërsa midis tyre pati edhe një shtrëngim duarsh në publik.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.