Nishani në Kosovë, takon krerët e partive parlamentare

0.2bujar nishanirudinahoti 15165145848

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani u takua edhe me kryetarët e partive opozitare, me kreun e  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Presidenti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e madh të drejtuesve politikë, ndër vite, për zhvillimin e Kosovës në të gjitha drejtimet. Në takim me Haradinajn, kreu i shtetit vlerësoi tejkalimin me shumë dinjitet të sfidës me të cilën u përball padrejtësisht kreu i AAK-së në Francë, duke i përcjellë atij përkrahjen e plotë të institucioneve dhe të qytetarëve shqiptarë.

Presidenti Nishani theksoi se Kosova ka bërë përparim shumë të madh në të gjitha drejtimet, duke qenë i bindur se të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë të Kosovës do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet më të mira në shërbim të Kosovës dhe çështjes kombëtare.

Sipas Nishanit, duhet një bashkëpunim edhe më i ngushtë i  institucionalizuar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke hartuar një platformë konkrete dhe të matshme pune në dobi të qytetarëve dhe të çështjes sonë kombëtare.

Presidenti Nishani zhvilloi një takim edhe në Komunën e Prishtinës, ku u takua me Kryetarin Shpend Ahmeti. 

Në një pritje për personalitetet dhe zyrtarët e Kosovës në Prishtinë, Presidenti Nishani akordoi pas vdekjes  Dekoratën e “Flamurit Kombëtar” dy patriotëve të shquar Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, për përpjekjet e tyre atdhetare kundër ndarjes së Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi nga trungu i shtetit amë.

“Pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri, dhe lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ne si shqiptar kudo që jetojmë duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, më të qartë dhe më të sigurtë se asnjëherë tjetër në rrugën tonë të drejtë, drejt bashkimit tonë, drejt Bashkimit me Evropën e Bashkuar, atje ku e kemi pasur vendin dhe ku e kemi me shekuj”, është shprehur Nishani.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.