Zonja e Parë e Shqipërisë, Monika Kryemadhi

0.6Monika Kryemadhi 30251614584

Monika Kryemadhi është politikane shqiptare, anëtare e Parlamentit dhe përfaqësuese e partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI)

 Ajo u lind më 9 prill 1974 në Tiranë dhe ka përfunduar shkollën e mesme Petro Nini Luarasi. Në vitin 1992, ajo fitoi të drejtën për të studiuar në Falkutetin e Shkencave në degën Bio-Kimi. Në vitin 1999, ajo studioi në Qendrën Marshall George në Garmisch-Partenkirchen për Politikat e Sigurisë Rajonale. Në 2000-2002 ka kryer studimet master për Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës. Ajo ka kryer gjithashtu edhe studime të tjera pasuniversitare.

Angazhimi i saj politik ka filluar që në vitin 1991, ku ajo ishte një nga themeluesit e FRESSH. Në janar të vitit 1992 u zgjodh anëtare e Kryesisë dhe në maj të po atij viti, ajo u zgjodh Sekretare e Përgjithshëme e FRESSH-it ne Kongresin e I dhe II. Ajo mbajti funksionin Presidente e FRESSH deri në prill të vitit 2002. Nga viti 1995 deri 2000 ajo u zgjodh nënkryetare e Socialist International Youth IUSY. Monika ishte anëtare e Partisë Socialiste nga dhjetori 1991 deri në shtator të vitit 2004. Gjatë kësaj kohe ajo ishte gjithashtu anëtare e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2001 deri 2005, si edhe u zgjodh dy herë për Këshillin Bashkiak të Tiranës për të cilin ajo është zgjedhur Sekretare e Delegacionit të Qeverisë Lokale në Këshillin e Evropës. Në shtator të vitit 2004, ajo ishte një nga themeluesit e Partisë Socialiste për Integrim (LSI). Monika Kryemadhi sot është Sekretare e Përgjithshme e LSI për degën e Tiranës. Ajo është e martuar me Ilir Metai cili mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste për Integrim (LSI) dhe kanë tre fëmijë: Bora, Besar, dhe Era Meta.

Monika Kryemadhi ka folur pas zgjedhjes së bashkëshortit të saj Ilir Meta President. Kryemadhi tha se nuk e ka menduar ende nëse do garojë për kreun e LSI-së ndërsa tha hapur se ajo do kishte preferuar Petrit Vasilin ose Arta Daden si President Republike.

Kryemadhi u shpreh se ajo do të vijonte të ishte deputete e LSI-së dhe se posti i Zonjës së Parë nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë.

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Vota për Metën:

“Kam votuar si një deputete e thjeshtë. Zonja e parë nuk ekziston në kushtetutën e Shqipërisë. Unë jam deputete, do drejtoj qarkun që kam përsipër, për të drejtuar LSI-në në duhet të hysh në garë”.

A do jetë Kryemadhi kryetarja e LSI-së?

“S’e kam menduar, më lini të marr veten, kemi mbledhje kryesie e të shohim ç’do ndodhë. S’e kam uruar Metën se ende s’e kam marrë veten nga ajo që ka ndodhur. Shqipëria nuk mund të ketë një skenar si ai Maqedonas, Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik, më shumë mirëqenie.

Ishte pro kandidaturës së Metës?

“Mua do më pëlqente Petrit Vasili ose Arta Dade por ndonjëherë pakica i nënshtrohet shumicës”.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.