PPE thirrje Bashës: Futuni në zgjedhje

0.2basha daul51458145848

Pas videokonferencës që ka pasur me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të demokratëve, presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul publikoi një deklaratë zyrtare.

“Kam pasur shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë pikëpamjesh me Lulzim Bashën dhe grupin e PD-së. Objektivi i videokonferencës së sotme ishte, mbi të gjitha, thirrja ndaj partisë shqiptare, anëtare të grupit tonë, të kontribuojë në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhjeje për pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për të ruajtur qetësinë, si dhe për vetëpërmbajtje ndaj çdo lloj akti dhune”, shkruan Daul.

PPE dhe PD-ja ndajnë pikëpamjen se lufta e ashpër ndaj drogës është vendimtare për Shqipërinë dhe për BE-në. E lavdëroj partinë anëtare të grupit tonë që e ka vendosur luftën ndaj drogës në krye të axhendës politike. Në këtë aspekt, bie dakord dhe do të mbështes faktin se BE-ja duhet të forcojë monitorimin dhe implementimin e planveprimit 2017-2020 për luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe trafikimin e narkotikëve. Për më tepër, BE-ja duhet të shtojë mbështetjen financiare për kompletimin e mbikëqyrjes nga ajri të të gjithë territorit të Shqipërisë dhe për të identifikuar plantacionet e kanabisit, duke monitoruar edhe shkatërrimin e tyre, vijon më tej deklarata.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, e të gjitha partive është e domosdoshme. Kam theksuar gjithashtu se bojkoti i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk është aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Europian apo të PPE-së. Në këtë kontekst, unë u sigurova nga grupi demokrat se partia do të përfshihet në negociata konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë zgjidhje për dhënien fund të kësaj krize.

Mbi të gjitha, - thotë Daul në deklaratë, - theksova se kompromisi i propozuar nga zv.presidenti i PPE-së, David McAllister, gjatë javës së kaluar përcakton prioritetet e duhura në mënyrë që të sigurohen zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ndaj i bëj thirrje të gjitha partive që të gjejnë një zgjidhje politike ndaj krizës.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.