Anija spiune ruse përplaset me një anije tjetër në Bosfor
Një anije spiune që i përket Marinës Ruse është përplasur me një anije tjetër pranë Bosforit.
Njoftimi ka ardhur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
Mësohet se ajo është duke u zhytur gjithë e më shumë në det, ndërkohë që ekuipazhi po lufton për ta mbajtur në sipërfaqe.
Anija ruse me gati 100 ushtarë në bord është përplasur në një tjetër anije që transportonte bagëti.
Rojet bregdetare të Stambollit thanë se shumë nga anëtarët e ekuipazhit të "Limanit", një anije spiune prej 1.560 tonësh, që i përkët Flotës ruse të Detit të Zi, janë shpëtuar.
Sipas një zyrtari turk të sigurisë bregdetare, rreth 78 persona janë shpëtuar nga Limani.
Por ai thekson se 17 ushtarë rusë ishin zhdukur pas përplasjes së fuqishme.
LEXO TE NGJASHME