Si zhvillohen zgjedhjet presidenciale franceze

000000000000000000000000000.Franca 7

Rreth 47 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë në turin e parë dhe në turin e dytë më 7 maj për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës franceze që do të pasojë presidentin socialist, François Hollande.

Si zgjidhet presidenti?

Presidenti zgjidhet me votim universal të drejtpërdrejtë, me sistem pokitik mazhoritar me dy ture, për një mandat pesë vjeçar.

Ai duhet të marrë mazhorancën absolute shprehur në një apo dy turet, kushdo qoftë përqindja e pjesëmarrjes.

Vota e bardhë, që mundëson shprehjen e refuzimit të zgjedhjes nuk njihet në Francë. Që prej një ligji në vitin 2014, këto vota numërohen të ndara nga votat nyl dhe të aneksuara si të tilla në proces verbalin e çdo qendre votimi, por ato nuk merren parasysh në llogaritjen e votave të shprehura.

Presidentët e mëparshëm janë:

2012-2017 : François Hollande (socialist)
2007-2012: Nicolas Sarkozy (i djathtë)
1995-2007: Jacques Chirac (i djathtë) një mandat shtatë vjeçar dhe një pesëvjeçar
1981-1995 : socialisti François Mitterrand, i cili ka mbajtur dy mandate shtatë vjeçare.

Cilët janë kandidatët?

Votuesit do të zgjedhin mes 11 kandidatëve, një më shumë se në vitin 2012, por pesë më pak se në vitin 2002, vit rekord në termat e kandidaturës.

Katër favoritët janë në një linjë: Marine Le Pen, 48 vjeçe (Fronti Kombëtar, ekstremi i djathtë), François Fillon, 63 vjeç (Republikanët, i djathtë) Emmanuel Macron, 39 vjeç (Në Lëvizje!, i qendrës) Jean-Luc Melenchon 65 vjeç (Franca e pamposhtur, e majta radikale), socialisti, Benoit Hamon, 49 vjeç.

Kandidatët e tjerë janë: Nicolas Dupont-Aignan, 56 vjeç, Jacques Cheminade, 75 vjeç dhe François Asselineau, 59 vjeç, Nathalie Arthaud, 47 vjeç dhe Philippe Poutou, 50 vjeç, deputeti Jean Lassalle, 61 vjeç.

Si zhvillohet votimi?

46,97 millionë zgjedhës janë regjistruar në listat zgjedhore, 1,3 milionë prej të cilëve jashtë Francës.

Rreth 66 546 qendra votimi do të hapen në orën lokale 08:00 (06:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 19:00 (17:00 GMT), një orë më vonë se zgjedhjet e mëparshme presidenciale. Në disa qytete të mëdha, qendrat e votimit do të qendrojnë të hapura deri në orën 20:00 (18:00 GMT). Votimi do të zhvillohet sot në Antilet françaises, në Guyane (Amerikën e Jugut), në Shën Pjetër dhe Miquelon (arkipelagu francez i Amerikës së Veriut) dhe në Polinesinë franceze (Paqësori i Jugut).

Më shumë se 50 000 policë dhe efektivë, mbështetur nga 7 000 trupa të operacionit Sentinelle (vendosur në mënyrë të përhershme në territorin kombëtar që prej atentave xhihadiste në muajin janar 2015 në PAris) janë mobilizuar.

Është hera e parë në historinë e Republikës së pestë që zgjedhjet presidenciale zhvillohen nën regjimin e gjendjes së urgjencës, vendosur në kuadër të atentateve të 13 nëntorit 2015.

Rezultatet?

Ligji francez ndalon publikimin e rezultateve, përveç atyre përsa i përket pjesëmarrjes, para mbylljes së votimit, të dielën në orën 20:00 (18:00 GMT) për të shmangur influencimin e zgjedhësve. Mbyllja e vonuar e qendrave të votimit vështirëson punën e instituteve të sondazheve, që do të kenë një orë më pak për të përgatitur vlerësimet e tyre duke nisur nga numërimi i pjesshëm.

Nëse pikët e kandidatëve në krye janë të ngushta, imazhi shumë i pritur u dy finalistëve të kualifikuar për turin e dytë, që shfaqet tradicionalisht në ekranet e televizionit në orën 20:00 (18:00 GMT), nuk është shumë i garantuar.

Turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të përballë më 7 maj dy kandidatët e renditur në krye në turin e parë.

Asnjë kandidat nuk zgjidhet në turin e parë.

Betimi i presidentit të tetë të Republikës së pestë do të zhvillohet më 14 maj, data e përfundimit të mandatit të François Hollande.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.