Letra e Mogherinit, asnje terheqje nga Basha, se pari zgjedhje te lira

000000000000000000000.kuvend

Edhe pse komisioneret Mogherini dhe Hahn u shprehen shume te qarte ne letren derguar Bashes, duket se ai nuk ka bere asnje terheqje. Lulzim Basha, kreu i PD-se do votoje  një Reformë në Drejtësi sipas marrëveshjes së 22 korrikut të cilën ai thotë se e shkeli Edi Rama.

Por kreu i opozitës është i palëvizshëm ndaj kushtit të tij: fillimisht zgjedhje të lira.

“Ne kemi votuar dhe do të zbatojmë reformën VETEM sipas formulës Nuland-Hahn dhe jo sipas formulës Rama–Tahiri–Shullazi shprehet Basha në reagimin e tij. Pjesë thelbësore e reformës së 22 korrikut ishte edhe dakordësia për miratimin konsensual të shtatë ligjeve të zbatimit të reformës në drejtësi. Kjo dakordësi u shkel nga Edi Rama. Gjashtë nga këto shtate ligje u kaluan pa konsensus, duke përjashtuar opozitën me qëllimin për të shkatërruar reformën e vërtetë në drejtësi dhe për ta kthyer atë në një fasadë pas së cilës të fshihen të qetë të gjithë të korruptuarit dhe kriminelët”

Basha thotë se Opozita është pro vetingut sipas parashikimeve kushtetuese të 22 korrikut për vetingun.

“Ligji i miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama nuk ka lidhje me këtë reformë dhe nuk i shërben vetingut, por kapjes së procesit të vetingut për të kapur pastaj gjithë aparatin e drejtësinë. Ka vetëm një garanci për largimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptuar: një veting i pavarur. Këtë veting do të bëjmë në Republikën e Re. Ne do të votojmë nga e para ligjin për vetingun dhe pesë ligjet e tjera të zbatimit të reformës në drejtësi, sipas marrëveshjes se 22 korrikut, për t’i kthyer ato tek fryma dhe gërma e 22 korrikut dhe, mbi të gjitha, për të garantuar një drejtësi të pavarur nga politika dhe nga krimi. Por së pari duhet të bëjmë Zgjedhje të Lira”, përfundon reagimi i kreut të PD.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.