Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Koalicioni opozitar Partia Demokratike-Aleanca per Ndryshim ka ridepozituar listat e reja te kandidateve per deputet, ku me shume sesa levizjet e kandidateve bie ne sy shtimi i tyre. Komisioneri shteteror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, per te qartesuar konfuzionin e krijuar per numrin e mandateve dhe ate te kandidateve beri publike pak dite me pare numrin e sakte te kandidate qe duhet te kene subjektet zgjedhore per çdo qark. Por, opozita mesa duket ka nje lexim tjeter te ligjit pasi ajo ka depozituar 219 kandidat nga 153 te tille qe kerkon ligji zgjedhor.
Kryeministri Rama ka prezantuar kete te hene programin “Pagat, taksat dhe biznesi”. Rama ka bere me dije se deri ne fund te mandatit te trete paga minimale do te behet deri ne 40 mije leke, e ndersa nga 1 janari per kete page nuk do te taksohet.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar programin ekonomik te PD, duke theksuar se ‘plani yne eshte rritja e pages minimale ne 300 euro’. Basha ka renditur nje sere vendimesh qe do meren nga qeveria e tij pas 25 prillit, ku nder te tjera eshte edhe vendosja e takses 9% per bizneset prodhuese.
Kreu i Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti dhe Presidentja ne detyre e Kosoves, Vjosa Osmani nisin sot takimet me partite politike pas çertifikimit te rezultatit te zgjedhjeve te 14 shkurtit. Kurti dhe Osmani gjate dites do te takohen me kreun e PDK dhe ate te AAK, pasi kater dite me pare u kane derguar nga nje leter, njofton RTK.