Zhvillime te rendesishme priten ne Partine Demokratike. Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi, njofton se diten e diel do te mblidhet kryesia e partise, ndersa eshte percaktuar edhe axhenda qe do te ndiqet.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Zhvillime te rendesishme priten ne Partine Demokratike. Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi, njofton se diten e diel do te mblidhet kryesia e partise, ndersa eshte percaktuar edhe axhenda qe do te ndiqet.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nis sot shqyrtimin e 9 ankimimeve te Partise Demokratike. Selia blu kerkon nga KAS qe te shpall te pavlefshme zgjedhjet ne 9 qarqe te vendit, nga 12 ne total dhe te riperseriten zgjedhjet. Ankimimi i PD-se mbeshtetet ne 5 shtylla kryesore, qe sipas grupit te juristeve te PD-se, perbejne arsye te mjaftueshme per te shpallur pavlefshmerine e zgjedhjeve dhe riperseritjen e tyre. Si akt pararendes PD ka depozituar para, gjate fushates dhe pas votimeve 180 kallezime penale, ku 130 prej tyre ne gjykatat e rretheve dhe 50 ne Gjykaten e Posaçme Antikorrupsion. Nderkohe, burime prane Partise Demokratike bene me dije se kane marre njoftim nga SPAK per nisjen e hetimit per disa nga kallezimet penale.
Fondet e siguruara kryesisht nga tregtia nderkombetare e droges pastrohen ne sektorin e ndertimit dhe turizmit ne Shqiperi, raportohet ne nje studim te Iniciatives Globale Kunder Krimit te Organizuar Nderkombetar (Global Initiative against Transnational Organized Crime – GI) per rajonin e Ballkanit “Analiza e flukseve te njerezve, droges dhe parave ne Ballkanin Perendimor”.
Ministrat e jashtem te BE-se diskutuan te henen ne Bruksel per Ballkanin Perendimor. Mesazhi i tyre: Marredhenia jone me rajonin eshte me shume se disa teknikalitete zgjerimi, njofton Deutsche Welle.
Opozita ka kerkuar rivotim ne qarqet Tirane, Durres, Elbasan, Korçe, Shkoder, Fier, Berat, Vlore dhe Gjirokaster, te te cilat sipas saj jane verejtur manipulime qe kane çuar ne deformimin e votes, po gjithashtu vihet re dhe nje numer i madh fletesh te pavlefshme qe mund te permbysnin rezultatin. Cilat mund te ishin ndryshimet qark per qark ne rast rivotimi dhe ku gaboi taktikisht PD me 25 prill per ta maksimizuar voten ne Tirane, Durres apo Elbasan.