Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Europiane të tetorit 2021”. Sipas grafikut, në 2020-n vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e 2015-2019, e para në Europë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10%), Bosnjë (+15%).