Vitin që vjen, shpenzimet publike parashikohen në rreth 5.1 miliardë euro, me një rritje vjetore 5%, por shtresat e varfra shmangen nga përfitimet. Shpenzimet për ndihmën ekonomike që mbështesin familjet në nevojë do të shkurtohen me 5% përkundër këshillave të FMN dhe realitetit. Sipas Bankës Botërore, 30% e popullsisë shqiptare është e varfër dhe Eurostat përcaktoi 50.8% të popullsisë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social.
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !