Zgjedhjet administrative italiane do te mbahen me 26 maj, ne te njejten kohe me zgjedhjet europiane. Rundi i mundshem i balotazhit do te mbahet me 9 qershor. Votuesit e thirrur per te votuar per zgjedhjet administrative do te jene rreth 17 milione; mbi 3000 komuna, nga te cilat 5 kryeqendra rajoni (Firence, Bari, Peruxhia, Potenca, Kampobaso) dhe 20 kryeqendra provincash: Askoli Piceno, Avellino, Bergamo, Biella, Kremona, Ferrara, Foxhia, Forlì, Lecce, Livorno, Modena, Pavia, Pezaro, Peskara, Prato, Rexhio Emilia, Rovigo, Verbania, Vercelli, Vibo Valentia.