Disa institucione nderkombetare dhe kombetare reaguan ne lidhje me miratimin e dy projekligjeve te ashtuquajtura “paketa antishpifje”, te cilat gazetaret i quajne “paketa censuruese”. Pasdite vone, Kryeministri Rama botoi versionin perfundimtar te projektligjit. Ai tha se ky do te miratohet ne parlament, dhe se per te kishin rene dakord me Perfaqesuesin e OSBE-se per Lirine e Medias, Harlem Desir. Desir shkroi se ligjit i ishin bere shume ndryshime. Ai shtoi se OSBE-se do ta ndihmoje qeverine ne hartimin e akteve nenligjore, pas miratimit te ketyre ligjeve ne Kuvend. Desir siguroi se zyra e tij do te perpiqet t’i ule gjobat dhe do te kontrolloje se si do te zbatohen keto ligje.
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !