Samsung deshiron t’i vjedhe skenen Apple dhe per kete po programon daljen e Galaxy Note 8 ne gusht, pasaerdhesi i te pafatit Note 7 i terhequr nga tregu per shkak te baterise ‘shperthyese’. Nje date qe i paraprin fillimit te shtatorit kur Apple do te duhet te nxjerre te rejat e smartphone-it te tij, te shumepriturit iPhone 8. Keshtu ben te ditur Korea Herald’s.
Rrjeti social, Snapchat, ka sjelle mundesine e krijimit te historive te perbashketa ne grup ne baze te nje eventi apo vendndodhjes. Kur ju krijoni nje histori te tille, aty mund te shtoni miqte qe doni. Kur ata krijojne nje Snap te ri, kane mundesine qe ta shtojne ate ne Historite e perbashketa.
OnePlus 5 do te vije me 20 qershor. Lajmi eshte konfirmuar permes Twitter nga administratori i kompanise kineze Pete Lau.Kompania vitet e fundit ka krijuar nje reputacion mjaft te mire fale cilesise se smartphone por dhe çmimit te perballueshem. Paraardhesi i OnePlus 3 dhe rT do te behet publik ne nje program, qe do te ndiqet online.
Samsung Electronics Co., Ltd. lançoi sot serine e re te GalaxyJ. Te gjithe telefonet e rinj Galaxy J7, J5 dhe J3 ofrojne performance te larte ne nje dizajn mahnites te trupit te tyre metalik, me teknologji te perparuar te kameres, te gjitha ne nje çmim shume te favorshem per te gjithe.
Memoria ne telefon eshte problemi kryesor i disa iPhone-ve, sidomos ata me 16 GB memorie. Per te ndihmuar ne adresimin e ketij problemi ne sistemin operativ qe vjen iOS 11, Apple ka futur nje risi per te menaxhuar te dhenat e perdoruesit, perfshi edhe opsionin e fshirjes automatike te aplikacioneve qe ju nuk i perdorni kurre.