Nje veture per te eksploruar Marsin, eshte ekspozuar ne Kompleksin per Vizitoret te Qendres Hapsinore “Kennedy”, ne Florida. Zhvillimi i projektit te kesak veture ka nisur ne nentor te 2016-es dhe ka perfunduar ne muajin prill te ketij viti.
Pasi futi ngjitesat e stilit te Snapchat, Instagram ka nje tjeter risi dhe kete here per mesazhet direkte. Shume shpejt ne komunikimet private do te kete edhe link dhe faqe interneti, me vizualizim te meparshem brenda catit, mund te bashkangjiten numra telefoni dhe adresa.
Gjithnje e me shume afrohet momenti ku veshjet do te jene ‘inteligjente’ dhe do te kontrollojne shendetin e atij qe i vesh. Studiuesit e Universitetit Laval ne Kebek te Kanadase, kane realizuar nje t-shirt qe kontrollon frymemarrjen ne kohe reale, pa kabllo apo sensore te ngjitur ne trup, por fale fibrave optike te qepura nga brenda.
Sic ishte bere e ditur dhe me heret, Nokia 3310 tashme eshte ne shitje, rreth 17 vjet pas daljes se modelit origjinal. Telefoni, i cili ka nje kamera 2 Megapiksel dhe lidhje interneti 2.5 G, per te ofruar vetem akses te kufizuar interneti shitet per 65 dollare.
“Instagram” eshte aplikacioni me i demshem per shendetin mendor te te rinjve, i ndjekur nga afer nga “Snapchat”. Ky eshte konkluzioni i nje raporti te Shoqerise mbreterore per Shendetin Publik (RSPH) ne Britanine e Madhe, qe ka studiuar rreth 1.500 te rinj te moshes nga 14 deri 24 vjec, e ka vezhguar si ndikojne disa platforma te medies sociale te shendeti dhe mireqenia.