Apple sjell HomePod, muzikën në shtëpi

0.5apple homepod 03320165165

Pas zërave të javëve të fundit, në konferencën vjetore të programuesve të Apple është publikuar altoparlanti i sallonit, rival i Amazon Echo dhe Google Home.

Altoparlanti, cilindrik nga forma, quhet HomePod dhe kontrollohet përmes asistentit zanor Siri.

“Duam të rishpikim eksperiencën e muzikës në shtëpi”, ka thënë Tim Cook. Emri, sipas zv.presidentit të Apple, Craig Federighi, vjen nga lexuesi portativ i muzikës iPod. “Ashtu si iPod risolli muzikën në xhep, HomePod risjell muzikën në shtëpi”, tha Federighi.

 I avancuar teknologjikisht për të garantuar tingullin më të mirë të mundshëm në bazë të formimit të dhomës ku ndodhet, ka të integruar gjashtë mikrofonë me të cilat ‘merr’ komandat zanore përmes Siri mbi muzikën që duhet të luhet nga katalogu i Apple Music. Gjithmonë nëpërmjet Siri jep lajmet, kushtet e motit dhe të trafikut, sport, etj. Në dhjetor do të jetë i disponueshëm në treg, dhe do të kushtojë 349 dollarë.

LEXO TE NGJASHME

0.4 tekonologji risi

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.