![](/images/13/virusi2020-e1593373402929.jpg)
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Miliona njerez do te vdesin nese pandemia e koronavirusit do te kthehet me nje vale te dyte infektimesh, paralajmeroi te premten nje zyrtar i Organizates Boterore te Shendetesise, duke shtuar se pandemia vdekjeprurese deri me tani, eshte zhvilluar ashtu siç kishte paralajmeruar OBSH.
Presidenti Donald Trump firmosi te henen urdhrin, qe te zgjase ndalimin e leshimit te kartave jeshile jashte territorit te Shteteve te Bashkuara deri ne fund te vitit. Pjese e ketij vendimi eshte edhe zgjatja e ndalimit te leshimit te vizave te perkohshme te punes, perfshire ato qe perdoren shume nga kompanite e teknologjise dhe korporatat shumekombeshe.
Te pakten 20 milione njerez ne SHBA tashme mund te jene infektuar me Covid-19, sipas vleresimit te fundit nga zyrtaret e shendetesise. Qendra per Kontrollin e Semundjeve (CDC) thote se numri i vertete i rasteve ka te ngjare te jete 10 here me i larte se shifra e raportuar.
New York, New Jersey dhe Connecticut u kane kerkuar njerezve qe vijne nga shtetet ku rastet e virusit po rriten per te hyre ne izolim per 14 dite. Infeksionet e perditshme ne keto tre shtete jane duke rene nga nga kulm qe shenuan ne mars dhe prill - por ne pjeset e tjera te SHBA, numrat po rriten.