Kryeministri i Kosovës i nënshtrohet testimit për koronavirusin
Kryeministri i Kosove Abdullah Hoti ka kryer testimin per koronavirusin. Njoftimi eshte bere me dije ne faqen zyrtare te qeverise se Kosoves ku thuhet se testimi eshte kryer ne kuader te procedurave per udhetimin ne SHBA.
Njoftimi i qeverise se Kosoves:
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do të udhëtojnë me të për në Uashington, për shkak procedurave standarde që po aplikohen aktualisht, janë testuar për COVID 19.
As kryeministri Hoti, as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin, mirëpo testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LEXO TE NGJASHME