Paralajmëron NATO: Rusia do të bëhet një kërcënim në të ardhmen për Perëndimin

 640 0 6676d394c48f2

Gjenerali i Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), Christopher Cavoli ka deklaruar se Rusia do të përbëjë një kërcënim serioz për Perëndimin në të ardhmen e afërt.

Në një deklaratë të dhënë gjatë ekspozitës së armëve të reja ndërlpombëtare në Paris, gjenerali i lartë tha se pavarësisht rezultatit të luftës në Ukrainë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhet të përballen me një Rusi më të fortë dhe të zemëruar në vitet në vijim.

Sipas Cavoli, Rusia ka investuar në forcat ushtarake dhe rindërtimi i saj është më i shpejtë nga sa mund të pretendohet.

“Disfata e Rusisë në Ukrainë është jashtëzakonisht e rëndësishme, por pavarësisht se si do të përfundojë kjo në anën e largët të konfliktit, ne do të gjejmë një Rusi që ka një ushtri që rindërtohet shumë më shpejt nga sa e imagjinonim. Pra, ne do të kemi një problem të madh me Rusinë për vite me radhë dhe mendoj se duhet të përgatitemi për këtë”,- është shprehur gjenerali i lartë, Cavoli.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.