Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Numri i personave qe kane humbur jeten nga COVID-19 ne te gjithe boten ka tejkaluar shifren 2 milione. Sipas faqes se internetit “Worldometer”, e cila perpilon te dhenat ne lidhje me pandemine, deri me tani ne mbare boten jane regjistruar gjithsej 2.002.407 vdekje per shkak te virusit.
Kombet e Bashkuara thone se viti i kaluar ka qene nder dy vitet me te nxehta te regjistruara dhe paralajmeruan se bota po perballet me nje rritje katastrofike te temperaturave kete vit. Te dhenat jane publikuar me 14 janar ne nje raport te Organizates Boterore te Meteorologjise (WMO). Organizata me baze ne Gjeneve tha se dekada qe sapo ka perfunduar (2010-2020), ka qene me e nxehta e regjistruar, ndersa vitet 2016 dhe 2020 jane shenuar si vitet me te nxehta qe kur njerezit kane filluar te masin temperaturat.
Nje studim ka zbuluar se njerezit qe jane sheruar nga COVID-19 jane te mbrojtur ne nje mase te madhe per te pakten pese muaj. Nderkohe, ekonomia e Gjermanise ka shenuar renie me nje ritem dramatik. Njerezit qe kane pasur COVID-19 ka shume te ngjare te kene imunitet te konsiderueshem ndaj tij per te pakten pese muaj, ka zbuluar nje studim me punonjesit e sektorit te shendetit ne Britanine e Madhe.