Italia në krizë politike: Flet Conte pas tërheqjes së Matteo Renzi-t nga koalicioni

0.3konte.italii

Italia është zhytur në kaos pasi ish-kryeministri Matteo Renzi tërhoqi partinë e tij Italia Viva nga koalicioni qeverisës i vendit në një lëvizje kryesisht jopopullore që mund të përfundojë në zgjedhje të reja.

Shkrirja politike, e cila e lë Kryeministrin Giuseppe Conte,pa shumicën parlamentare, vjen në kohën më të keqe të mundshme për Italinë ndërsa lufton për të përmbajtur pandeminë e koronavirusit dhe për të dalë nga bataku ekonomik.

Renzi njoftoi dorëheqjen e dy ministrave të tij, Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, pas disa javësh përplasjesh për një larmi çështjesh, përfshirë planin e rimëkëmbjes ekonomike të Italisë pas Covid.

Dhe nisur nga kjo Giuseppe Conte ka pranuar dorëheqjen e ministrave Bellanova dhe Bonetti të njoftuar nga udhëheqësi i Italia Viva, Matteo Renzi. Sipas kryeministrit, partia e ish-kryeministrit "ka marrë përgjegjësinë serioze  të hapjes së një krize qeveritare " e cila po i shkakton "dëm të konsiderueshëm vendit  në mes të një pandemie ".

"Vendi po shikon situatën dramatike që po përjetojmë, unë ofrova disponueshmërinë në një tryezë, por sidoqoftë u përball me këtë disponueshmëri dorëheqjen e ministrave ” është shprehur Conte.

Burime të shumicës zbulojnë se Conte ditët e fundit i ka kërkuar të bisedojë Matteo Renzit me thirrje telefonike dhe madje me mesazhe, për të cilat ai nuk ka marrë asnjë  përgjigje.

''Një qeveri e re Conte? Ne nuk kemi veto ndaj askujt, as paragjykime për askënd - tha Matteo Renzi -. Shkuarja në Parlament nuk është një koncesion por një element themelor. Nëse ai dëshiron të vijë, ai do të na gjejë në Parlament. Zgjedhja i takon atij. Ai nuk ka veto ose paragjykim nga ana jonë, është e qartë se si për këtë shumicë ashtu edhe për një formë të ndryshme të mundshme nuk ka një emër të vetëm për Palazzo Chigi.

Letra nga ministrat e Italia Viva, drejtuar Conte:

"Dorëheqja për dinjitet dhe liri"- "Lënia e një posti qeveritar kërkon konsiderata shumë të gjata, të dhimbshme dhe shumë të thella. Ne kemi vendosur të heqim dorë nga mandati në emër të dinjitetit dhe fisnikërisë së politikës dhe të lirisë dhe përgjegjësisë sonë individuale". Kjo ishte shkruar në letrën e dorëheqjes dërguar Kryeministrit Giuseppe Conte nga ministrat Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti dhe nënsekretarit Ivan Scalfarotto. 

"Qëllimi ynë nuk është të marrim edhe një post qeveritar, por të kemi një veprimtari më efektive qeveritare për italianët. Nëse një akt përgjegjësie është i nevojshëm për të dalë nga kjo palëvizshmëri, ne jemi të parët që e hedhim këtë hap, duke shpresuar se ata mund të plotësojnë kushtet për një fazë të re dhe të ndryshme për vendin tonë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.