Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Ministrja gjermane e drejtesise, Christine Lambrecht, (SPD), ka dale me nje propozim per heqjen e termit "race" nga teksti i Kushtetutes. Por jo te gjithe jane te kenaqur me kete zgjidhje. Propozimi i ministres socialdemokrate, Christine Lambrecht, u be i njohur te marten, 2.2.2021, njofton Deutche Welle.. Propozimi ne formen e nje drafti per diskutim per ndryshimin e ligjit parashikon heqjen e nocionit "race" nga neni tre i Kushtetutes Gjermane, ku behet fjale per diskriminimin. Aty thuhet. "Askush nuk lejohet qe te favorizohet ose margjinalizohet per shkak te gjinise, prejardhjes, races, gjuhes, atdheut e origjines, besimit, botekuptimit individual fetar apo politik."
Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Joe Biden mbajti te enjten fjalimin e tij te pare ne Departamentin e Shtetit qe kur mori detyren, duke e vene theksin tek sfidat kryesore per diplomacine amerikane, rikthimi tek aleancat dhe udheheqja “nga nje pozicion force” e Shteteve te Bashkuara ne arenen globale, njofton Zeri i Amerikes.
Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Joe Biden nuk beson se paraardhesi i tij Donald Trump duhet te kete qasje ne informacionet e zbulimit per shkak te "sjelljes se tij te çorientuar" dhe shqetesimit se ai mund t’ua jape ate informacion te tjereve, tha zoti Biden ne nje interviste te premten, njofton Zeri i Amerikes.
Presidenti amerikan Joe Biden do te ngrije terheqjen e trupave amerikane nga bazat amerikane ne Berlin me nje vendim qe permbys nje vendim te Donald Trump-it, gjate qendrimit te tij te trazuar katervjeçar ne Shtepine e Bardhe.