Ekspertët amerikane në alarm: Bakteri që po vret shimpanzetë mund të kalojë te njerëzit

 2200

Sëmundja vdekjeprurëse që po vret prej disa vitesh shimpanzetë në Sierra Leone, rrezikon të kalojë edhe te njerëzit. Alarmin e jep ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve i drejtuar nga studiues të Universiretit të Wisconsin-Madison, i cili ishte dhe i pari që e raportoi fenomenin.
Sëmundja, për të cilën ka shkruar dhe revista Nature Communications, shkaktohet nga një bakterie e zbuluar rishtazi e vjen në një kohë kur bota po lufton ndërkohë me një pandemi shkatërruese të shkaktuar nga një tjetër armik i ri, koronavirusi. Edhe pse se shenja të sëmundjes së shimpanzeve nuk janë zbuluar ende në një qenie njerëzore, fakti mbetet se të dyja speciet ndajnë rreth 99% të materialit të tyre trashëguar, ADN-së.
“Janë shumë të paktë patogjenët që infektojnë shimpanzetë pa infektuar edhe njerëzit, dhe anasjelltas”, thotë Tony Goldberg, njëri prej autorëve të studimit, profesor epidemiologjie. Sëmundje vdekjeprurëse si Ebola apo HIV-i kanë kaluar nga majmunët e mëdhenj tek njerëzit. Ndërsa sëmundje të tjera, të tilla si gripi dhe poliomieliti, kanë shkuar në rrugën e kundërt, duke kapërcyer nga njerëzit tek majmunët.
Bakteria e re quhet Sarcina troglodytae dhe sëmundja e shkaktuar prej saj, është pagëzuar si sindroma epizotike neurologjike dhe gastroenterike, ose ENGS. Një shimpanze mëse i shëndetshëm një ditë pasi u prek prej saj, nisi të mos kontrollonte dot lëvizjet, për shkak se sëmundja prek edhe sistemin nervor, edhe atë tretës, e pati fryrje të tmerrshme stomaku dhe zorrësh.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.