
“Vrasjen e kam bërë unë, babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”, kështu është shprehur para hetuesve 22-vjeçari Llej Lika. I riu së bashku me babanë e tij, Skënder Lika, u arrestuan nga Policia në lidhje me vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, ngjarje e ndodhur paraditen e së premtes.