
Shtatë persona të prekur nga Koronavirusi kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga rreth 2,700 testime të bëra sot kanë rezultuar pozitivë 393 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.