
Të paktën 38 vende kanë raportuar raste të variantit të ri Omicron të koronavirusit. Presidenti amerikan Joe Biden e quan variantin një shkak për shqetësim – por “jo panik” – ndërsa shkencëtarët punojnë për të përcaktuar nëse ai është më i rrezikshëm se llojet e tjera. Masat paraprake kërcënojnë rimëkëmbjen globale nga pandemia ndërkohë që Afrika e Jugut kritikoi kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj saj nga disa vende.