
Zbardhet dinamika e vrasjes së ndodhur pak pas mesnate në Tiranë. Viktimë e të shtënave me armë mbeti Jurgen Duka (Mëziri). Në rrugën “Irfan Tomini”, Jurgen Duka (Mëziri), 29-vjeç, dyshohet në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij O. D., kanë hyrë në një market. Aty raportohet se kanë pasur një konflikt me një person i cili ende nuk është identifikuar.