Sot, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike

kuvendi.partiaaa

Mbahet sot në Tiranë Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, një kuvend historik që kurorëzon një lëvizje unike në llojin e saj për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, lëvizjen Foltorja të inicuar nga ish-Kryetari i PD dhe ndër themeluesit e saj, Sali Berisha.

Delegatët dhe anëtarët e PD do të mblidhen në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ në orën 10:00.

Për delegatët është rezervuar një seksion i veçantë, ndërkohë që është ftuar të marrë pjesë gjithë anëtarësia që do të dojë ta ndjekë nga afër.

Delegatët, mbi pesëmijë, do të paraqesin dokumentin identifikues, pasi ata do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe transparencës për të provuar qartazi në sytë e opinionit publik brenda dhe jashtë vendit, se janë shumica që masivisht ka kërkuar mbledhjen e këtij Kuvendi.

Kjo shifër korrespondon me gati 70% të numrit prej 7646 delegatësh që ka ky Kuvendi i PD-së, kuorum i plotësuar dhe i tejkaluar.

Sipas organizatorëve, stadium “Air Albania” u zgjodh si vendi për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar për shkak të numrit të madh delegatëve; masave për pandeminë Covid 19 dhe transparencës për cilindo anëtar që do të kërkojë të ndjekë nga afër zhvillimet e Kuvendit.

Ky Kuvend i cilësuar si rithemelues i PD-së, mblidhet në përvjetorin e 31-të të krijimit të Partisë Demokratike Shqiptare.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.