Parashikimi i motit për ditën e shtunë

parashikimi.motiii

Përshëndetje nga SHMU! Më poshtë po ju njohim sa i përket parashikimit të motit rreth kësaj fundjave.

Për ditën e nesërme (e Shtunë) mbi vendin tonë parashikohet kalimi i një sistemi frontal. Duke filluar nga orët e para të 24-orëshit dhe pjesën e parë të ditës reshje shiu të vazhdueshme me itensitet mesatar, ndërsa në jug reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore në verilindje – lindje - juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore të cilat hera-herës edhe në formën e stuhive të dëborës.

Në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore reshjet e dëborës do të vijojnë me intensitet deri mesatar.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.