
Lokalet e kryeqytetit nuk na janë dukur më plot, në këto ditë vjeshte, ndonëse të gjitha (thuajse) kanë reflektuar një rritje të çmimit të kafesë. Kostoja e kafesë që importohet në vend është rritur shumë këtë vit, duke i lënë bizneset në ankth nëse klientët e tyre, nga supermarketet që tregtojnë, te kafenetë e deri tek njerëzit që kërkojnë kafenë e tyre të përditshme në dorë, a do të tolerojnë çmime më të larta?